Polici hero që nuk mundi ta marrë mirënjohjen shkaku i rregullave të Policisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici hero që nuk mundi ta marrë mirënjohjen shkaku i rregullave të Policisë

    Insajderi
    08 January 2017 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kishte qenë 5 tetori i 2016 kur polici Ferid Berisha ishte bërë hero i kryeqytetit pasi shpëtoi duke një fëmijë nga më e keqja, vdekja.

    Fëmija ka mundur të pësojë nga pakujdesia e prindit i cili e solli atë në shkollë në ndërrimin e pasdites. Ai doli nga vetura e prindit pa përcjellje por u shpëtua nga polici.

    E për këtë, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në ndejën e fundvitit kishte vendosur që t’i ndante një mirënjohje për gjestin e bërë.

    Por polici, siç ka shpjeguar Shpend Ahmeti tek emisioni “Me Shukin”, nuk ka mundur të marrë pjesë në atë mbrëmje për arsye të rregullave të Policisë.

    hip

    Krejt ngjarja bëhet e ditur, gjatë vozitjes që Ahmeti e ka bërë me autorin e emisionit Mentor Shuki, dhe pikërisht në vendin e njëjtë ku polici e shpëtoi fëmijën.

    “Ky është polici që e ka shpëtuar një fëmijë. E ka shpëtuar seriozisht ka qenë duke e shkelë. Është një prej policëve më të mirë të trafikut, e thirra me ja dhënë një mirënjohje por pa komandantin nuk ka mundur të vijë”, tregon Ahmeti.

    Në një moment, Ahmeti teksa pret në vendkalimin e këmbësorëve tek “Tre Sheshirat” polici e pyet se përse nuk e ka thirrur në ndejë.

    “T’kom thirr por më kanë thënë se vetëm me komandantin duhesh me ardhë me komandant”, i përgjigjet Ahmeti.

    Megjithatë mirënjohja i është dërguar policit./Insajderi.com

    https://youtu.be/b_JuHzdbFfM?t=18m47s


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark