Këngëatari, Elvis Qollopeku i njohur si Mc Qoppa ka akuzuar rëndë dy zyrtarë policor.
Në një intervistë për Insajderin ai ka treguar momentin kur i është konifskuar patentë shoferi në Prizren nga Policia e Kosovës.
Sipas tij njëri nga zyrtarët policor i ka thënë “Po të gjobis për inati”.
Ndërsa zyrtari tjetër sipas Mc Qopp’ës ka shpërndarë dënimin e tij në rrjetin social Snapchat.
Përpos këtyre ai ka pretenduar se ata e kanë ofenduar në mënyra të ndryshme.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim: