Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Mitrovicë është detyruar të kërkojë tretman mjekësor pas sulmit fizik që ka pësuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Ai ka qenë cak sulmi i dy personave të dyshuar të cilët janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
Incidenti ka ndodhur në rrugën Shemsi Ahmeti të shtunën rreth orës 15:30.
Policia e Kosovës njofton se në 24 orët e fundit ka arrestuar 24 persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë shënuar edhe 31 aksidente trafiku./Insajderi.com