Gjatë një aksioni në katër fshatra të Pejës, Polica ka konfiskuar pesë armë pa leje dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar.
Aksioni policor ka ndodhur tri ditët e fundit në fshatrat, Vitomiricë, Zagerm, Ramun dhe Bllagajë.
Në këtë aksion, Policia ka konfiskuar dy armë të tipit AK 47 dhe dy karikator të armëve përkatëse, tri revole dhe tre karikatorë, 50 fishekë të kalibrit 7x62x39, dhe 8 fishekë të kalibrit 7×65.
Policia ka njoftuar se ndaj secilit prej të dyshuarve janë iniciuar katër raste për kryerjen e veprave penale: përdorim i armës, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës dhe veprës së kanosjes. /Insjaderi.com