Insajderi
Lajme

Policia arreston dy kosovarë për vjedhje në Lezhë/Pamje

Insajderi
18 August 2025 - 12:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia arreston dy kosovarë për vjedhje në Lezhë/Pamje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar dy të rinj kosovarë të moshës 18 vjeç, të cilët u kapën duke vjedhur gjësende në një pompë derivatesh në Lezhë.

Të rinjtë, A. S. dhe T. I., u lokalizuan nga shërbimet policore gjatë tentativës për t’u larguar drejt Malit të Zi me automjetin që përdorën për të kryer vjedhjen.

Automjeti i përdorur për krimin u sekuestrua, ndërsa të arrestuarit po mbahen në paraburgim në pritje të procedurave të mëtejshme ligjore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark