Policia arreston edhe tre persona për dhunë në Kuvendin e Maqedonisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston edhe tre persona për dhunë në Kuvendin e Maqedonisë

    Insajderi
    03 May 2017 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë përmes një komunikate për mediet ka njoftuar se ka arrestuar edhe tre persona tjerë të cilët akuzohen se kanë shkaktuar dhunën në Kuvendin Republikan më 27 prill të këtij viti.

    Siç thotë MPB-ja, arrestimet janë bërë në kuadër të masave për zbardhjen e trazirave që ndodhën të enjten e kaluar, për çka thotë se ka arrestuar shtetasit V.N (45), D.P (33) dhe V.C (33), që të tre nga Shkupi, dhe të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrje në turmë, që do të pengojë një person zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” dhe “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”.

    Personit me inicialet V.N. tashmë i është caktuar një paraburgim në kohëzgjatje prej tetë ditësh, njofton AA.

    Në njoftimin e policisë thuhet se mbrëmë në stacionin policor Kisella Vodë-Shkup vullnetarisht është paraqitur shtetasi me inicialet V.T (40) i kërkuar si i dyshuar se ka kryer veprën penale “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”, lidhur me trazirat në Kuvend.

    “Aktualisht në fuqi janë hetimet për tetë persona, të cilët kërkohen nga policia. Deri më tani nga gjithsej 12 të arrestuar, për gjashtë prej tyre është caktuar masa e paraburgimi në kohëzgjatje prej tetë ditëve, për një person masë paraburgimi shtëpiak, ndërsa për dy persona masa e kujdesit”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark