Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar A.G., 32-vjeçar, të dyshuar për grabitje në Prishtinë.
Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është i përfshirë në një rast grabitjeje.
“Prishtinë, 26 mars 2026 – Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në një rast grabitjeje në Prishtinë. Falë reagimit të shpejtë të hetuesve dhe punës intensive hetimore e operative, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit: A.G., mashkull, 32 vjeç”, thuhet në njoftimin e PK’së.
“Pas arrestimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale”, përmbyllet njoftimi. /Insajderi.org/