×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Policia arreston një tjetër person në Pejë për falsifikimin e 4700 eurove

    Insajderi
    30 May 2023 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestuar V.T. dhe F.Q. nën dyshimin për falsifikimin e 4700 eurove, pra 94 copë kartëmonedha nga 50 euro.

    Nëpërmjet një njoftimi, policia bën të ditur se V.T. e kishe arrestuar më 22 maj, ndërkaq F.Q. është arrestuar sot, pas kontrollimit të banesës së tij në Pejë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Siç jeni njoftuar përmes komunikatës zyrtare më datë 22.05.2023, lidhur me rastin ku Policia e Kosovës, konkretisht bashkëpunimi ndërmjet drejtorisë së antidrogës dhe asaj kundër krimeve ekonomike, kishte realizuar një operacion të suksesshëm policor dhe ishin zbuluar dhe sekuestruar shuma e parave prej katër mijë e shtatëqind (4700) €uro, respektivisht (94 copë kartëmonedha në apoen prej  50 €urove, që dyshohej se ishin të falsifikuara, ku edhe ishte arrestuar një person i dyshuar…”, thuhet në njoftim.

    “Sot me datën 30.05.2023 është realizuar urdhëresa e Gjykatës Themelore në Prishtinë për kontrollimin e banesës së të dyshuarit (nr. 2) me iniciale (F.Q.) në qytetin e Pejës, të asistuar edhe nga Stacioni Policor në Pejë”, vijon njoftimi.

    I arrestuari i dytë është dërguar në mbajtje për 48-orë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark