Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona si të dyshuar për kryerjen e veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.
Operacioni policor i Drejtorisë Kundër Terrorizmit është zhvilluar në Mitrovicë, Ferizaj e Prishtinës.
Personat që e arrestuar të cilëve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve janë: V.I, L.M, B.B, B.I, K.P, L.V dhe L.M.
Gjatë këtij operacioni në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar pajisje dhe gjësende tjera relevante me rastin, njofton policia./Insajderi.com