Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë mëngjesit të sotëm, ka arrestuar trembëdhjetë persona të dyshuar në një lokal nate në Prishtinë, dymbëdhjetë prej tyre për posedim të paautorizuar të narkotikeve, ndërsa njëri i kërkuar me urdhër arrest.
Gjatë këtij operacionit, policia ka konfiskuar 10 tableta eksatazi, 7 qese me kokainë dhe 5 qese marihuanë.
Me urdhër të prokurorit të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, përveç të dyshuarit me urdhër. Me vendim të Inspektoratit lokali është mbyllur. /Insajderi.com