×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia bastisi shtëpinë e shqiptarit që largoi flamurin serb në Zveçan – Insajderi sjell detaje të reja

    Insajderi
    08 May 2023 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani ka konfirmuar se është intervistuar personi që po dyshohet se ka larguar flamurin serb nga një kodër në Zveçan.

    Elshani tha për Insajderin se i dyshuari është ndaluar nga Policia e Kosovës dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

    Tutje, Elshani bëri të ditur se të dyshuarit i është bastisur shtëpia e tij por, nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë.

    Po është arrestu personi – e kemi bastis shtëpinë e tij. Ai më herët ishte i akuzuar për dy vepra penale, armë mbajtje paleje dhe për përparje. Me urdhër të prokurorisë i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt“, tha ai.

    Gazeta Insajderi merr vesh se personi në fjalë është Kujtim Peci ndryshe i njohur si “Kujtim Xh Boletini”

    Si ndodhi ngjarja?

    Para pak ditësh në një pjesë të fshatit Grabovc të komunës së Zveçanit është larguar flamuri i shtetit të Serbisë dhe në vend të tij është vendosur flamuri shqiptar.

    Video e momentit të largimit të flamurit është bërë virale në rrjetet sociale.

    VIDEO:

    Kujtojmë që pas këtij veprimi të këtij personi, në atë vend është larguar sërish flamuri shqiptar dhe është vendosur flamuri serb.

    /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark