Policia bastis zyrat e UEFA-së pas përfshirjes së Infantinos në “Panama Papers” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Lajme / Botë

    Policia bastis zyrat e UEFA-së pas përfshirjes së Infantinos në “Panama Papers”

    Insajderi
    06 April 2016 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Institucioni më i lartë i futbollit në Evropë, UEFA, ka konfirmuar se Policia e Zvicrës ka bastisur zyrat e saj në Nyon pas skandalit Panama Papers.

    Me këtë skandal u lidhën edhe presidenti i ri i FIFA-s, Gianni Infantino, që kishte nënshkruar një kontratë me Hugo dhe Mariano Jinkis.

    Kjo kontratë thuhet se ishte bërë më 2006 në kohën sa Infantino ishte drejtor i UEFA-s. Prokuroria amerikane thotë se Hugo Jinkis dhe djali i tij, që udhëheqin CrossTrading, kishin marrë në mënyrë ilegale të drejtat televizive për turnetë në futbollin e Amerikës Jugore.

    “Uefa mund të konfirmojë se sot ka marrë një vizitë nga Policia e Zvicrës që kishte urdhrin për të vëzhguar kontratat mes UEFA-s dhe ‘Cross Trading/Teleamazonas. Natyrisht UEFA i dha qasjen në dokumentet tona dhe do të bashkëpunojmë”, thuhet në njoftimin e UEFA-s. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark