Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në mëngjesin e sotëm në rajonin e Prishtinës për bastisjen e disa lokacioneve të personave të cilët dyshohen për falsifikim të dokumenteve dhe uzurpim të paligjshëm të pronës.
Këtë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.
“Ky operacion ka filluar në mëngjesin e sotëm në rajonin e Prishtinës dhe në fokus ka bastisjen e disa lokacioneve të personave të dyshuar të involvuar në vepra penale që ndërlidhen me falsifikimin e dokumenteve dhe uzurpimin e paligjshëm të pronës”, ka thënë Kelani për Insajderin.
Ai ka bërë të ditur se operacioni është në proces dhe pas përfundimit do të bëhen të ditura detajet tjera./Insajderi.com