×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia bën thirrje për kujdes në përdorimin e parregullt të mjeteve piroteknike

    Insajderi
    31 December 2023 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka bërë apel për të pasur kujdes në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike, veçanërisht nga fëmijët.

    Nga Policia kanë thënë se janë të angazhuar me plan konkret që këtë fundvit festat të kalojnë të qeta dhe pa incidente.

    “Policia e Kosovës apelon me theks të veçantë tek çdo prind që të jenë më të kujdesshëm dhe vigjilentë në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike, sidomos nga fëmijët, me qëllim të shmangies së rrezikut që mund të shkaktojnë mjetet plasëse/fishekzjarrët, ku si pasojë e mospërdorimit adekuat të tyre në të kaluarën janë evidentuar incidente me pasoja të rënda, në të kundërtën Policia e Kosovës do të ndërmarr të gjitha veprimet e menjëhershme ligjore kudo që vëren se janë përdorur armë apo mjete tjera të kundërligjshme që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve tanë”, thuhet nga Policia e Kosovës.

    Tutje, Policia ka thënë se do të ketë shtim të prezencës policore në rrugë dhe ambiente të hapura.

    “Ngritja e prezencës policore do të bëhet në gjithë Republikën e Kosovës, përfshirë edhe zonat sensitive posaçërisht në ato lokacione me popullatë të përzier. Policia e Kosovës në kuadër të këtij plani, po ashtu ka paraparë edhe shtim të vigjilencës dhe prezencës policore në rrugë, kontrolle të rrjedhës në trafik rrugor me qëllim të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe incidenteve të mundshme në trafik, duke apeluar kështu tek të gjithë qytetarët e vendit, që të respektojnë dispozitat ligjore, shenjat e trafikut, dhe të ju përmbahen kushteve të rrugës e të mos drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark