Policia deklarohet për sulmin ndaj kanalit të ujit: Do ta përdorim gjithë asistencën e ndërkombëtarëve për hetim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia deklarohet për sulmin ndaj kanalit të ujit: Do ta përdorim gjithë asistencën e ndërkombëtarëve për hetim

    Insajderi
    30 November 2024 - 08:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës e ka quajtur akt kriminal terrorist shpërthimin e mbrëmshëm në Zubin Potok, që dëmtoi kanalin e ujit të Ibër Lepencit.

    Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka thënë do të përdorë të gjitha aftësitë dhe asistencën nga komuniteti ndërkombëtar për të hetuar provat dhe për të gjetur personat përgjegjës.

    “Nga Policia e Kosovës dhe institucionet kompetente, janë ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë, të ndalimit të rrjedhjes së ujit si dhe mundësisë së sanimit të kanalit të ujit. Njëkohësisht nga Policia e Kosovës, njësia për trajtimin e materieve eksplozive janë duke u kryer hetime intensive dhe ekzaminime në vendin e ngjarjes, nga të cilat është konstatuar se shpërthimi/detonimi ka qenë sulm i qëllimshëm, akt kriminal terrorist i kryer nga person/a të dyshuar”, thuhet në komunikatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark