Policia e Kosovës ka njoftuar se Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar të martën mbrëma në Deçan.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është realizuar rreth orës 23:40, pas angazhimeve operative dhe hetimore për lokalizimin e tij.
Sylaj ishte në kërkim nga organet e rendit lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ndodhi më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Policia ka bërë të ditur se në lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit ka ndihmuar edhe bashkëpunimi me qytetarët, të cilët i ka falënderuar për informacionet e ofruara.
Pas arrestimit, veprimet e mëtejme procedurale do të ndërmerren në koordinim me organet kompetente të drejtësisë.
Albert Sylaj ishte shpallur në kërkim pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt, ndërsa arrestimi i tij vjen pas dy ditësh kërkimesh nga Policia e Kosovës. /Insajderi.org/