Policia del me detaje për rastin në Kçiq: Bombola e gazit shpërtheu në bodrum – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia del me detaje për rastin në Kçiq: Bombola e gazit shpërtheu në bodrum

    Insajderi
    14 January 2024 - 08:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga ngjarja që ndodhi dje në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku 14 persona pësuan lëndime trupore pas shpërthimit të një bombole gazi.

    Bombola kishte shpërthyer në bodrumin e shtëpisë ku banorët po qëndronin.

    Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen, përveç të lënduarve janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

    Katërmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen. Përveç të lënduarve si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në raportin e policisë.

    Në vendin e ngjarjes përves njësive të nevojshme policore kishin dalë edhe zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit.

    Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.“./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark