Policia del me detaje për sulmin me granatë ndaj kreut të Bordit të Trepçës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia del me detaje për sulmin me granatë ndaj kreut të Bordit të Trepçës

    Insajderi
    31 August 2023 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesuesit të bordit të ndërmarrjes ”Trepça”, Bahri Hyseni, i është hedhur bombë në oborrin e shtëpisë së tij, në Mitrovicë.

    Ilmi Prekazi nga zyra e për media e policisë në Mitrovicë, tha se sulmi është kryer me mjet shpërthyes.

    “Ankuesi ka raportuar në polici për dëmtimin e dy automjeteve të tij. Rasti ka ndodhur rreth orës 07:43 të mëngjesit të sotëm. Njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se dy automjete kanë qenë të dëmtuara e po ashtu edhe një pjesë e shtëpisë, dera e hyrjes së shtëpisë”, ka deklaruar Prekazi.

    Ai shtoi se janë thirr edhe njësitet kompetente të cilat kanë bërë ekzaminimin e ngjarjes dhe dyshohet se ka qenë mjet shpërthyes.

    “Njësitet përkatëse po merren me procedurat e tjera hetimore”, ka thënë Prekazi.

    Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi edhe vetë Hyseni, i cili ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30-40.

    Sipas tij, prej këtij akti janë shkaktuar dëme materiale, ndërkaq nuk ka lëndime në njerëz.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark