×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shpërthimi i bombës në oborrin shtëpisë së drejtorit të bordit të Trepçës, pamje nga vendi i ngjarjes

    Insajderi
    31 August 2023 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryesuesit të bordit të ndërmarrjes ”Trepça”, Bahri Hyseni, i është hedhur bombë në oborrin e shtëpisë së tij, në Mitrovicë.

    Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi vetë Hyseni, i cili ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30-40.

    Sipas tij, prej këtij akti janë shkaktuar dëme materiale, ndërkaq nuk ka lëndime në njerëz.

    Ai ka njoftuar se Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin në fjalë.

    Gazeta Insajderi ka siguruar pamjet pas momentit të shpërthimit të bombës.

    Siç shihet në fotografi, shpërthimi i granatës ka thyer xhamin e disa veturave dhe ka dëmtuar një derë të shtëpisë së kryeshefit të bordit të Trepçës. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark