Policia dënon të gjithë klientët që gjendëshin në lokalin e Medës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Policia dënon të gjithë klientët që gjendëshin në lokalin e Medës

    Insajderi
    03 January 2021 - 22:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lokali “Shisha Bar Shade”, i cili gjendet në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, ka qenë cak i Policisë së Kosovës.

    Policia e ka dënuar më gjobë në vlerë prej 35 euro të gjithë klientët që ishin në këtë kafe-bar, i cili është në pronësi të këngëtarit Mehedin Përgjegjaj -Meda.

    Lajmi.net ka mësuar se policia ka shqiptuar gjobë pasi kanë konstatuar se nuk po mbahej distanca e duhur.

    Një qyetar i cili ka qenë në këtë lokal tha se policia ka hyrë në lokal rreth orës 18:30 minuta dhe i ka nxjerr një nga një të gjithë personat, duke i dënuar ata.

    “Unë isha me një shok. Nuk kam qenë asnjëherë në këtë lokal, por meqë e parkuam veturen të parkungu i madhë, pamë që ishte një lokal aty. Pastaj erdhi policia dhe e ndali muzikën. I nxoren të gjithë një nga një nga lokali. I thash a bënë ta di pse po më dënoni, me thanë për shkak që nuk e keni mbajtur distancën. I thash ku më patë që nuk po e mbaja distancën, kush e konstatojë këtë, ju ishit te dera dhe unë isha vet i dyti më tavolinë  kishte distancë të mjaftushme. Më thanë mund të ankohësh”, thotë ky person për lajmi.net teksa ka treguar edhe gjobën.

    Ai tha se kanë mbetur në lokal mbi një orë, teksa policia po i denonte tek dera një nga një.

    “Në disa tavolina është e vërtëtë se nuk kishte distancë, por unë isha në qoshe dhe vetëm me një shok në tavolinë. Policia është dashur të merret vetëm me pronarin që e ka lejuar nëse nuk ka pasur distancë, dhe jo të veprojë ashtu në mënyrë banditeske ndaj të gjithë qyetatarvë”, thotë tutje ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark