Insajderi
Lajme

Policia e kapë hajnin e veturave dhe marketeve në Prizren

Insajderi
08 April 2026 - 18:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia e kapë hajnin e veturave dhe marketeve në Prizren
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari në Prizren për së paku pesë vjedhje.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, I cili ka thënë se i dyshuari M.G. ka pranuar se ka vjedhur vetura e markete, shkruan Insajderi.

“Ju njoftojmë se pas një pune operative-hetimore në terren dhe grumbullimit të dëshmive, sot më datë 08.04.2026, hetuesit policorë nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin M.G., i cili dyshohet se është i përfshirë në disa vepra penale, si: “Vjedhja” dhe “Vjedhja e rëndë””, thotë Bytyqi.

Bytyqi bën të ditur se të dyshuarit i është gjetur në trup edhe substance narkotike e llojit “kokainë”.

Ndaj të njëjtit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Bytyqi shton se policia po punon me përkushtim në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në veprat penale të vjedhjes.

“Gjithashtu, ju rikujtojmë se po sot, në orët e hershme të mëngjesit, policia ka arritur të arrestojë në flagrancë tre të dyshuar në një rast të vjedhjes së rëndë. Të dyshuarve u është sekuestruar një sasi e bizhuterive të arit të vjedhura, si dhe një automjet i përdorur në kryerjen e veprës”.

Pas përfundimit të procedurave, stolitë e arit i janë kthyer pronarit të ligjshëm, ndërsa tre të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit, janë ndaluar për 48 orë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark