Insajderi
Lajme

Policia e konfirmon, 42-vjeçari gjendet pa shenja jete në Velani

Insajderi
18 December 2025 - 13:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia e konfirmon, 42-vjeçari gjendet pa shenja jete në Velani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është gjetur pa shenja jete në lagjen Velania në Prishtinë.

Siç mëson Insajderi, bëhet fjalë për M.S., 42-vjeçar.

I njëjti, sipas burimeve të njëjta, dyshohet se ka vdekur nga mbidoza.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 10:30, Policia ka pranuar informatën se në rrugën ‘Ymer Prizreni’ në Prishtinë gjendet një person pa shenja jete. Menjëherë pas pranimit të informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën, mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Pllana për Insajderin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark