Policia e konfirmon arrestimin e “të fortit” të Prizrenit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia e konfirmon arrestimin e “të fortit” të Prizrenit

    Insajderi
    23 August 2023 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar i dyshuari për shkak të dyshimit të bazuar se me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete ka dëmtuar financiarisht një familje.

    Sipas PK-ja, ky i fundit kontraktoi një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit viktimës mashkull kosovar, duke e ngarkuar viktimën me kamatë mujore.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Insajderi ka raportuar mbi këtë rast gjatë ditës së djeshme. I arrestuari është Beqir Hoxha, familjar i ish-gjykatësit të Prizrenit, Ymer Hoxhës.

    Në dokumentin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila është siguruar nga Gazeta Insajderi thuhet se Hoxha kishte kontraktuar një shumë joproporcionale të pasurisë në këmbim të një borxhi ndaj një familjes në Prizren.

    Kryefamiljari Sh.S i familjes së dëmtuar kishte kërkuar 6 mijë euro borxh me qëllim të investimit në një biznes familjar. Hoxha ndal nga ajo shumë 600 euro në emër të kamatës mujore dhe i njëjti paralajmëron Sh.S-në se nëse i vonon të hollat duhet çdo muaj ta ndajë të njëjtën shumë.

    Lidhja e Beqir Hoxhës me drejtësinë

    Beqir Hoxha i arrestuari sot njihet gjithashtu edhe për lidhjet familjare që kishte në sistemin e drejtësisë në Prizren.

    Ai e ka axhë ish-kryetarin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxhën.

    Po ashtu gjyqtarin Lulzim Hoxha djalë të axhës. Ndërkaq, sikurse me Lulzimin lidhjen e njëjtë familjare e ka edhe me ish-zëvëndësministrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme nga LDK, Valdet Hoxhën i cili tash ushtron profesionin e avokatit. /Gazeta Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark