×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Policia e Kosovës: Arrestohet shoferi i cili në gjendje të dehur ka shkaktuar aksident trafiku

    Insajderi
    13 March 2023 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka raportuar se dje rreth orës 20:30 në Prizren është arrestuar një burrë pasi në gjendje të dehur ka ngasur makinën, dhe si rezultat ka shkaktuar aksident trafiku.

    Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, njëra me targa të Shqipërisë dhe tjetra me targa të Kosovës.

    Si pasojë, janë lënduar dy shtetas të Shqipërisë dhe dy të Kosovës, të cilët kanë pranuar tretman mjekësorë.

    I dyshuari pasi ka rezultuar që në gjak ka 1.12 promilë alkool, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark