×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia e Kosovës del me vlerësim për zgjedhjet në Veri

    Insajderi
    23 April 2023 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se procesi i sotëm zgjedhor në 4 komunat veriore vlerësohet se ka kaluar i qetë dhe pa asnjë incident.

    “Përveç ofrimit të sigurisë gjatë procesit zgjedhor, plani operativ ka paraparë inicimin dhe procedimin e çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrjen e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit, në bashkëpunim dhe koordinim me KQZ-në dhe Prokurorinë e Shtetit, por që deri më tani nuk ka pasur ndonjë rast të raportuar”- thuhet në njoftimin e policisë.

    Në ora 19:00 qendrat e votimit në katër komunat në veri, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok janë mbyllur.

    Mbi 1,500 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar sot në katër komunat në veri të Kosovës, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

    Ndërsa pas pak pritet të bëhet edhe publikimi i rezultateve nga KQZ.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark