×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia e Kosovës jep detaje shtesë për rastin në Leposaviq: Dy persona me veprimtari kriminale janë të dyshuar

    Insajderi
    23 January 2023 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë rreth rastit të ndodhur sot në Bistricë të Leposaviqit.

    Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se gjatë hetimeve kanë identifikuar dy persona, që sipas tyre kanë të cilëve kanë rezultuar me përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale.

    “Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare ka ndërmarr veprimet e nevojshme operative hetimore dhe ka identifikuar dy persona të dyshuar, verifikimet e të cilëve kanë rezultuar me përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale. Personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast sipas të dhënave rezultojnë të jenë persona me të kaluar kriminale dhe të përfshirë në dhjetëra veprave penale dhe kundërvajtje.” – thuhet në njoftim.

    Sipas PK-së, njëri nga të dyshuarit është D.S i cili dyshohet për vepra penale, vrasje, detyrim, armëmbajtje pa leje, sulm, etj.

    “1. I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (D.S. 1991), dyshohet të jetë i përfshirë në mbi 80 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, detyrim, armëmbajtje pa leje, sulm, pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kanosje, vjedhje e rëndë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, grabitje etj., etj. I njëjti ka kryer edhe mbi (20) kundërvajtje.”

    Ndërsa sipas policisë i dyshuari tjetër është M.D, i cili dyshohet se është i përfshirë në 17 vepra penale.

    “2. I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (M.D. 1985), dyshohet të jetë i përfshirë në 17 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, shtrëngim, armëmbajtje pa leje, vjedhje e rëndë, lëndim i rëndë trupor, kalim i paautorizuar i kufirit, manipulim me prova etj, etj. I njëjti ka kryer edhe (3) kundërvajtje.” – kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark