Policia e Kosovës, është ftuar të jetë vëzhguese në aktivitetet operacionale të organizuara nga FRONTEX-i, në fushën e menaxhimit kufitar
Si rezultat i marrëveshjes në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe Agjencia Evropiane për Menaxhimin e Kufijve të Jashtëm të Shteteve të Bashkimit Evropian, si dhe vlerësimit të lartë të FRONTEX-it për Policinë e Kosovës, Policia e Kosovës është ftuar dhe vazhdon të marrë pjesë si vëzhguese në aktivitetet operacionale të organizuara në fushën menaxhimit kufitar.
Shpend Maxhuni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, ka pritur në një takim zyrtarin policor i cili edhe është zyrtari i parë nga Policia e Kosovës që merr pjesë në aktivitetet operacionale të organizuara nga FRONTEX-i.
Policia e Kosovës merr pjesë në kontrollin kufitar, në kufijtë tokësorë dhe në aeroporte të shteteve anëtare të BE-së nga data 28 mars 2017./Insajderi.com