Insajderi
Lajme

Policia e Kosovës në aksion, konfiskohen dy armë zjarri

Insajderi
10 April 2026 - 09:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia e Kosovës në aksion, konfiskohen dy armë zjarri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia në Mitrovicën e Jugut, gjatë 24-orëve të fundit ka konfiskuar dy armë zjarri.

Konfiskimi i armëve është realizuar në zonën e Mitrovicës së Jugut, ku gjatë kontrolleve të veturave, te dy persona janë gjetur armë në lokacione dhe kohë të ndryshme.

Gjithashtu me urdhër të prokurorit është realizuar edhe një kontroll në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve.

Lidhur me armët e konfiskuara janë iniciuar rastet penale: “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa me udhëzim të prokurorit personat janë liruar dhe të dy rastet vazhdojnë në procedurë të rregullt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark