×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës nesër mban ushtrim fushor pranë Aeroportit të Prishtinës

    Insajderi
    04 June 2024 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës nesër duke filluar nga ora 09.00, do të mbajë Ushtrim Fushor Ndërinstitucional tek terminali doganor, pranë Aeroportit të Prishtinës.

    Siç shkruan në njoftimin e saj, Policia e Kosovës, thotë se qëllimi i këtij ushtrimi është  sigurimi i një reagimi efektiv duke simuluar skenarë të ndryshëm.

    Ky aktivitet, është paraparë të përfundojë rreth orës 13.30.

    ”Me datë 5 Qershor 2024 afër Aeroportit të Prishtinës, (terminali doganor) nga ora 09:00 është paraparë të mbahet një Ushtrim Fushor Ndërinstitucional.

    Qëllimi i ushtrimit fushor është praktikimi i koordinimit midis institucioneve -agjencive  duke simuluar skenarë të ndryshëm për të siguruar një reagim efektiv.

    Policia e Kosovës informon opinionin dhe mediat se ushtrimi fushor përfundon rreth orës 13:30, falënderon qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tilla dhe ri konfirmon angazhimin e institucioneve për të mbajtur një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark