Policia e Kosovës nuk ka gjetur mjet shpërthyes në hekurudhat e veriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës nuk ka gjetur mjet shpërthyes në hekurudhat e veriut

    Insajderi
    14 January 2017 - 21:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se të gjitha ato që janë thënë nëpër mediat serbe, se hekurudha nëpër të cilën parashihej të kalonte treni i nisur nga Beogradi, ka qenë e minuar, janë dezinformata.

    “Këto deklarime janë jo të vërteta, kemi dërguar edhe njësitet tona për të parë nëse ka pas ndonjë mjet të dyshuar, por është verifikuar se nuk ka pas asnjë mjet të dyshimtë”, ka thënë Kelani për Klan Kosova.

    “Ne kemi zbatuar ligjet e Kosovës. Kemi përdor njësitet kufitare nga vlerësimet e para, më pas janë dërguar njësitet tjera. Ka pas dezinformata të ndryshme nga mediume serbe, por edhe të zyrtarëve politikë se është minuar hekurudha siç kanë thënë”, ka shtuar Kelani.

    Ai ka thënë se Policia e Kosovës ka poseduar informacione lidhur me paralajmërimet për hyrjen e një treni që është ilegal.

    “Referuar gjitha informacioneve ne kemi vepruar menjëherë me plane operacionale policore, po njëkohësisht kemi dërguar njësi policore shtesë, me qëllim ta parandalimit të hyrjes së trenit”, ka pohuar Kelani. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark