Policia e Kosovës rrethon Kuvendin e Kosovës, kjo është arsyeja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës rrethon Kuvendin e Kosovës, kjo është arsyeja

    Insajderi
    14 June 2022 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës do të mblidhen pas pak për të përfunduar pikat që mbetën nga seancat e kaluara.

    Kjo seancë është paraparë të nisë në orën 13:00 ku në rend të ditës është edhe votimi për ligjin që përcakton pagën minimale.

    Ky ligj është duke u kundërshtuar fuqishëm nga veteranët e UÇK-së pasi që nuk janë përfshirë në të. Kujtojmë se para disa ditësh pati edhe protesta nga veteranët e dalur nga lufta, protestë kjo e cila edhe eskaloi, ku u panë të lënduar disa veteranë, një zyrtarë policor e gjithashtu edhe disa gazetarë.

    E për këtë duket se Policia e Kosovës ka marrë masa. Ata kanë rrethuar Kuvendin e Kosovës për të ofruar siguri të plotë për të zgjedhurit e qytetarëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark