Policia e Serbisë thotë se ka kapur në territorin e saj 4 mijë pako cigare me banderola të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Serbisë thotë se ka kapur në territorin e saj 4 mijë pako cigare me banderola të Kosovës

    Insajderi
    15 September 2024 - 22:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Serbisë ka deklaruar se në Shabac ka konfiskutar 4 mijë pako me banderola të Kosovës, nga 19 mijë sa ka qenë konfiskimi i përgjithshëm.

    Siç raporton mediumi “kossev”, cigaret janë gjetur gjatë kontrollit të dy kamionëve, të cilët ishin drejtuar nga E.P. (1989) nga Tutin, A.V. (1983) dhe P.B. (1979) nga Loznica.

    “Policia ka gjetur 4,000 pako cigare me markat e akcizës të Kosovës dhe 15,170 pako pa markat e akcizës“, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Serbisë.

    Vlera e tregut e cigareve të konfiskuara, për të cilat të dyshuarit nuk kishin prova për origjinën dhe blerjen e tyre, është më shumë se 6,500,000 dinarë.

    Siç njofton mediumi të dyshuarve u është caktuar ndalim deri në 48 orë dhe ngarkohen për krimin e “trafikimit të ndaluar të produkteve të akcizës“.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark