Policia federale bastisë senatin dhe kryen arrestime për korrupsion – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Policia federale bastisë senatin dhe kryen arrestime për korrupsion

    Insajderi
    22 October 2016 - 08:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia braziliane ka bastisur këtë të premte zyrat e Senatit të vendit, për të ekzekutuar 4 urdhër-arreste ndaj disa agjentëve të policisë me shërbim pranë parlamentit, të akuzuar se kanë penguar hetimet ndaj disa senatorëve për korrupsion.

    Në pranga ka përfunduar edhe Pedro Ricardo Araujo, drejtor i shërbimit policor pranë Kongresit, me seli në kryeqytetin Brazilia.

    Operacioni ka qenë me të vërtetë spektakolar. Rreth 20 agjentë federalë të armatosur deri në dhëmbë dhe me skafandra kanë kontrolluar sallat e Senatit.

    Sipas shtypit lokal, arrestimet janë bërë të mundura falë deklaratave të një agjenti policie, që pasi ishte arrestuar më parë kishte filluar të bashkëpunonte me drejtësinë.

    Gjyqtari Sergio Moro, titullar i hetimit “Lava Jato”, urdhëroi të mërkurën e kaluar arrestimin e ish-presidentit të Dhomës, Eduardo Cunha, për shkak të rrezikut të arratisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark