×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Policia flet për Insajderin, tregon se a ka të arrestuar pas vdekjes së dyshimtë në Mitrovicë

    Insajderi
    11 January 2023 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nysret Gubetini, 65 vjeç është gjetur pa shenja jete në objektin e shoqatës së shurdhmemecëve në Mitrovicë pasditen e djeshme.

    Lajmi ishte konfirmuar nga policia e Kosovës dhe prokuroria.

    “Raportohet se në brendi të lokalit të shoqatës të verbërve dhe shurdhmemecëve është gjetur pa shenja jete viktima mashkull  kosovar. Dyshohet që viktima është goditur me një mjetë të fortë”, u tha në raportin e policisë.

    Insajderi ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti dhe i njëjti tha se nuk ka të arrestuar.

    “Jo, deri më tani nuk ka të arrestuar për këtë rast, hetimet janë duke vazhduar deri në zbardhjen e plotë të rastit”, tha ai për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark