Disa policë të armatosur franceze janë fotografuar, duke i kërkuar një gruaje në plazh t`i hequr rrobat që i mbulojnë asaj tërë trupin e njohur si veshja burkimi, pas ndalimit të diskutueshëm të saj nëpër plazhe.
Autoritetet në disa qytete franceze kanë zbatuar ndalimet në burkini, i cili mbulon trupin dhe kokën, duke përmendur shqetësimet rreth veshjeve fetare në prag të vrasjeve të fundit terroriste në vend.
Fotografit tregojnë se si një gruae veshur me burkini, e cila ishte duke i bërë pushimet në plazhin e Nicës përvec që u detyrua ta heq këtë veshje në mori edhe një gjobë.
“Unë isha ulur në një plazh me familjen time dhe isha e veshur me një shami klasike, nuk kisha ndërmend të notoja”, ka thënë ajo, shkruan The Guardian.
Ndalimi i burkinit vjen pas sulmeve të fundit që janë bërë në Francë, pasi që një kamion në qytetin e Nicës më 14 korrik, la të vdekur 86 persona dhe pas 12 ditëve u vra një prift katolik pranë qytetit verior të Rouen. /Insajderi.com