Policia e Kosovës, në fshatin Radosevika të Zubin-Potokut, ka gjetur dhe konfiskuar armë, municion e pajisje ushtarake, në një shtëpi të pabanuar.
Në shtëpinë e pabanuar u gjet një armë zjarri AK-47, dy karikatorë me 27 fishekë, dy fishekë të gjuetisë dhe disa pajisje ushtarake.
“Lidhur me rastin, është identifikuar pronari i shtëpisë, i cili po ashtu posedon edhe një shtëpi në Zubin Potok në të cilën me urdhër të prokurorit është kryer bastisje dhe janë gjetur: një armë e gjatë AK-47, katër karikator me 120 fishekë” thuhet në njoftimin e policisë.
Pronari i shtëpisë është shoqëruar në stacion policor, për t’u intervistuar. I njëjti, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti u iniciua si “Armëmbajtje pa leje”.
