Policia gjen armë e municion në shtëpinë e një personi në Kamenicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia gjen armë e municion në shtëpinë e një personi në Kamenicë

    Insajderi
    10 April 2025 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se në shtëpinë e një të dyshuari në Kamenicë janë gjetur armë e municion.

    “Me leje kontrolli nga Gjykata Themelore është realizuar kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave për gjykatën: një pushkë gjuetie e llojit BOLT A RIFLE, një pushkë ajrore e llojit RETAY 70S, 51 copë fishekë të kalibrit 7.9 mm, një fishek i kalibrit 7.62 X 39 mm, një kuti me 127 copë fishekë të kalibrit 22LR, një kuti me diabolla të pushkës ajrore, 2 karikatorë të pushkës së gjatë, një fotrollë e pistoletës, dy dorëza të pistoletës”, thuket në njoftim të policisë.

    Bëhet e ditur se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

    Rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore, në procedurë të rregullt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark