Policia gjermane ka arrestuar një anëtar të lartë të Shtetit Islamik – ISIS, në qytetin jugperëndimor të Mutterstadt.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA njoftoi se personi, identiteti i të cilit nuk është dhënë, u arrestua pas një informacioni të dhënë nga një i burgosur në qytetin e Gelsenkirchen.
DPA ka raportuar se të dyshuarit janë të lidhur me kërcënimet e pretenduara kundër ligës gjermane të futbollit – Bundesliga.
Ministria e Brendshme ka konfirmuar se diçka është planifikuar nga ISIS-i, aksion që mund të ndodhte në startin e sezonit të ri të Bundesligës. /Insajderi.com