Insajderi
Botë

Policia gjermane: I dyshuari për therjen me thikë në Berlin kishte planifikuar të vriste hebrenj

Insajderi
22 February 2025 - 16:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia gjermane: I dyshuari për therjen me thikë në Berlin kishte planifikuar të vriste hebrenj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 19-vjeçar sirian i dyshuar për therjen me thikë të një turisti spanjoll në Memorialin e Holokaustit të Berlinit kishte planifikuar për disa javë të vriste hebrenjtë, beson policia e Berlinit.

Sulmi ndodhi mbrëmjen e së premtes, ku sulmuesi iu afrua viktimës 30-vjeçare nga prapa para se ta godiste me thikë dhe të largohej nga vendi i ngjarjes, shkruan BBC.

Një burrë u arrestua aty pranë pasi policia vuri re njolla gjaku në duart dhe veshjet e tij.

I dyshuari mbante një qilim lutjeje, një kopje të Kuranit dhe armën e dyshuar në çantën e shpinës, duke sugjeruar kështu që therja erdhi nga “motive fetare”, tha policia.

Ndryshe, pasi u dërgua në spital me plagë të rënda në qafë, viktima i është nënshtruar një operacioni dhe është futur në gjendje kome të induktuar, por jeta e tij nuk është më në rrezik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark