Policia i futen në shtëpi gjakovarin, i gjejnë hashash dhe armë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia i futen në shtëpi gjakovarin, i gjejnë hashash dhe armë

    Insajderi
    26 August 2022 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit M.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, si dhe, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

    Prokuroria njofton se, i pandehuri M.H., me datë të pacaktuar e deri më 25 gusht 2022, në fshatin Lug- Bunar,  Komuna e Gjakovës, në mënyrë të paautorizuar ka kultivuar substancë narkotike, 107 bimë narkotike të llojit “kanabis sativa”,  me qëllim të prodhimit të substancave narkotike ose psikotrope.

    Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 paragrafi 1 të KPRK-së.

    Gjithashtu, i pandehuri M.H., më parë e deri më 25 gusht 2022, në shtëpinë e tij, pa autorizim, ka mbajtur armë dhe municion në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për Armët, një armë automatike AK-47 me karikator dhe shtatëmbëdhjetë fishekë, si dhe, një karikator i revoles me njëmbëdhjetë fishekë, ku të njëjtat  i janë konfiskuar nga ana e policisë.

    Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

    Prokurori i rastit ndaj të pandehurit M.H., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

    I pandehuri,  me urdhër të” prokurorit gjendet në ndalim nga data 25 gusht 2022.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark