Kompania “Sodex Group”, e afërt me biznesmenin Armend Selimi, i dënuar vitin e kaluar për “mashtrim”, është shpallur edhe një herë fituese e një tenderi në Policinë e Kosovës. Kjo kompani është në pronësi të familjarëve të Astrit Pira, i cili kishte qenë aksionar bashkë me Selimin në kompaninë “Friends”. Në tenderin e fundit për furnizim me jelek taktik për Njësinë Speciale, “Sodex Group” nga policia do të paguhet me rreth 60 mijë euro. Kontrata pritet të nënshkruhet ditën e enjte
Policia e Kosovës, para disa ditësh e ka shpallur fituese të tenderit për furnizim me jelek taktik për Njësinë Speciale, kompaninën e afërt me biznesmenin Armend Selimi, i cili vitin e kaluar ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës me burgim për “Mashtrim”. Ndërsa e kaluar e tij lidhet me tenderët e policisë për armët.
Tenderi në të cilën u shpallë fituese “Sodex Group”, gjatë këtij muaji peshon 59 mijë e 30 euro, shkruan Gazeta Insajderi.
Në njoftimin për dhënien e kontratës nuk figuron numri i jelekëve që do të blihen për pjestarët e Njësisë Speciale.
Kjo kontratët është planifikuar të nënshkruhet të enjtën me 25 gusht. Ndërsa kohëzgjatja e marrëveshjes sipas përshkrimit të kontratës do të zgjasë 36 muaj.
Në këtë procedurë tenderuese kanë konkuruar gjashtë kompani, mirëpo Policia e Kosovës, e ka vlerësuar “Sodex Grupin” si kompaninë më të përgjegjshme me çmimin më të ulët.
Gazeta Insajderi ka raportuar në vazhdimësi për këtë kompani.
Kompania “Sodex Group”, është në pronësi të familjes së biznesmenit Astrit Pira, i cili kishte qenë aksionar bashkë me Armend Selimin në kompaninë “Friends”.
E kaluara e këtyre dy biznesmenëve lidhet me dyshimet për korrupsion me furnizimin e armëve.
Pira dhe Selimi ishin arrestuar në tetor të vitit 2011 nën dyshimin për korrupsion në tenderin e furnizimit me armë. Prokuroria Speciale në janar të vitit 2015 ngriti aktakuzë ndaj tyre dhe dy zyrtarëve policorë dhe një zyrtari të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në maj të vitit 2015 aktakuza u hodh poshtë me arsyetimin se Prokuroria nuk u është përmbajtur afateve ligjore të hetimit dhe se aktakuza ishte ngritur pas afatit dy vjeçar.
Përveç hetimeve në aferën e njohur si skandali i armëve autoritetet policore kanë pasur edhe probleme tjera me tandemin Selimi-Pira.
Zyra e Auditorit të Përgjithshëm në raportin e publikuar më 2012 kishte konkluduar se tenderi për furnizim me autoblinda ishte i kurdisur.
Fitues i tenderit ishte kompania “N.T.P Friends” që ishte në pronësi të Armend Selimit. Afro 700 mijë euro kishte përfituar kjo kompani nga ky tender në korrik të vitit 2011.
Insajderi kishte raportuar se si kompania “Sodex Group”, që figuron në pronësi të familjes së biznesmenit Astrit Pira, kishte fituar dy tenderë nga Policia e Kosovës.
Njërin e pati fituar në dhjetor të vitit 2015 për furnizim me maska që peshon mbi 60 mijë euro dhe tjetrin në janar të vitit 2016 për furnizim me pajisje policore në vlerë prej 620 mijë eurosh.
Kurse në dhjetor të vitit të kaluar Policia e Kosovës, e kishte shpallur fituese të tenderit për furnizim me antiplumb kompaninë “Sodex Group”.
Vlera e tenderit ishte e madhe, plot 2.7 milionë euro.
Policia i jep 400 mijë euro më shtrenjtë tenderin kompanisë së biznesmenit të dënuar për mashtrim
Gazeta Insajderi, ka raportuar në dhjetor të vitit të kaluar se përveç që Policia e Kosovës, i dha tender mbi 2.7 milionë euro kompanisë së rrjetit të biznesmenit Armend Selimi, e kaluara e të cilit lidhet me korrupsion me furnizim me armë, ajo kishte edhe çmimin për 400 mijë euro më të shtrenjtë.
Policia e Kosovës, fillimisht kishte pranuar shtatë oferta për tenderin e madh “Furnizim me Antiplumba”.
E shpalli fituese, herën e parë kompaninë Pricom/Seyentex NV. Oferta e këtij operatori kapte vlerën e 2 milionë e 346 mijë euro. Pasi që u shpall fituesi, operatorët tjerë konkurrentë kanë bërë ankesë duke kërkuar rivlerësim të tenderit.
Zyra e Prokurimit e Policisë së Kosovës, e ktheu në rivlerësim.
Por me datën 16 dhjetor të këtij viti, shpalli fituese kompaninë e dytë “Sodex Group”, e afërme me biznesmenin e dënuar për mashtrim.
Kompania “Sodex Group” përveç së është pjesë e rrjetit të biznesmenit, e kaluara e të cilit lidhet edhe me korrupsion me furnizimin e armëve, kishte ofertën çmimin për 400 mijë euro më të lartë, sesa kompania e parë që ishte shpallur fituese.
“Sodex Gropu”, fitoi tenderin e Policisë për furnizim me antiplumba në vlerë prej 2 milionë e 758 mijë e 950 eurosh, shkruan Gazeta Insajderi.
Zyra e Prokurimit në Policinë e Kosovës ka arsyetuar veprimin e saj karshi kompanisë “ “Sodex Group”, duke thënë se kompanitë tjerë pas rivlerësimit kanë dal si oferta të papërgjegjshme.
“Komisioni ka bërë rivlerësimin e ofertave sipas kritereve të kërkuara në njoftimin për kontratë, dosjen e tenderit dhe specifikacionin teknik të detyrueshëm të dosjes së tenderit dhe ka rekomanduar për kontratë ofertën e operatorit ekonomik, si ofertë e vetme e përgjegjshme duke plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara në njoftimin për kontrate, Dosjes se Tenderit dhe specifikacionin teknik të detyrueshëm”.
Derisa për kompanisën që fillimisht vet e kishin shpallur fituese, me çmimin për 400 mijë euro më pak sesa “Sodex Group”, Policia e Kosovës thonë se nuk i kishte plotësuar specifikacionet teknike.
“Operatori ekonomik që ka çmimin më të ulët nga komisioni i rivlerësimit është shpallur ofertë e pa përgjegjshme pasi që nuk i plotëson Specifikacionet teknike të detyrueshëm të dosjes së tenderit të kërkuara nga AK”, thuhet në përgjigjen e policisë për Gazetën Insajderi.
Ky tender më vonë ishte anuluar nga zyra e prokurimit të Policisë së Kosovës. /Gazeta Insajderi
Me shumë rreth tenderve për jelekët antiplumb të Policisë: