Insajderi
Lajme

Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm në Greme të Ferizajt

Insajderi
29 December 2025 - 10:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm në Greme të Ferizajt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident trafiku me pasoja fatale ndodhi dje pasdite në fshatin Greme të Ferizajt.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 17:20, një mashkull kosovar që po drejtonte automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi të, duke shkaktuar një vetaksident.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjet ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa vdekja e tij u konfirmua nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia po vazhdon hetimet për saktësimin e rrethanave që çuan në këtë ngjarje tragjike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark