Insajderi
Lajme

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë që i mori jetën një gruaje në autostradën “Ibrahim Rugova”

Insajderi
14 June 2026 - 17:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia jep detaje për aksidentin e rëndë që i mori jetën një gruaje në autostradën “Ibrahim Rugova”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grua ka vdekur ndërsa një burrë është lënduar në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova” sot në mesditë.

Zëdhënësja e Policisë, Arlinda Rexhepi ka deklaruar se njësitë përkatëse kanë dalë në terren për trajtimin e rastit.

Tha se burri i lënduar po trajtohet në QKUK.

“Me datën 14.06.2026 rreth orës 12:40 në autostraden Ibrahim Rugova në drejtimin Malishevë-Prishtinë ka ndodhur një vet-aksident trafiku, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar një mashkull kosovar ndërsa ka ndërruar jetë një viktimë femër kosovare (pasagjere). Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal të gjitha njësitë përkatëse për trajtim të rastit. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa trupi i pajetë i viktimës femër me vendim të prokurorit është dërguar në mjekësi ligjore për autopsi”, tha ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark