×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia jep detaje për aksionin e sotëm në Prevallë

    Insajderi
    08 June 2023 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksion i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Doganën është zhvilluar sot në Prevallë.

    Gazeta Insajderi raportoi me herët se aksioni është duke u zhvilluar për sekuestrimin e mjaltës që shitet atje.

    Kryesisht bastisjet janë duke u kryere tek shitësit ambulant që janë vendosur me kioska në Prevallë për të shitur mjaltë.

    Policia e Kosovës ka dhënë disa informacione lidhur me aksionin.

    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Baki Kelani ka thënë se operacioni është zhvilluar në disa lokacione në rajone të ndryshme.

    Sipas tij, Operacioni policor ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e kontrabandimit të mallrave dhe veprave tjera kriminale, ndonëse thotë se pas përfundimit të operacionit do të bëhen të ditura të gjitha detajet.


    “Policia e Kosovës, në këtë rast Departamenti i Policisë Kufitare nën asistimin e njësiteve relevante policore, është duke e realizuar një operacion të gjerë policor i cili përfshinë disa lokacione në rajone të ndryshme. Operacioni policor ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e kontrabandimit të mallrave dhe vepravetjera kriminale. Pas përfundimit të operacionit pritet të bëhen të ditura detajet”, ka thënë Kelani

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark