Insajderi
Lajme

Policia jep detaje për gruan që ra nga “Ura e Moglicës”

Insajderi
22 March 2026 - 09:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia jep detaje për gruan që ra nga “Ura e Moglicës”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka bërë të ditura detaje të reja lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Urën e Moglicës, ku një grua ka humbur jetën pasi kishte rënë në ujë.

Sipas autoriteteve, viktima ishte nxjerrë nga uji nga një qytetar që ndodhej rastësisht në vendngjarje. Menjëherë pas rastit, njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë intervenuar për t’i ofruar ndihmën e parë.

Pas trajtimit fillestar në vendin e ngjarjes, gruaja ishte dërguar në Qendrën Emergjente për trajtim të mëtejmë. Megjithatë, sipas stafit mjekësor, gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar dhe ajo ka humbur jetën.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rrethanat e plota të rastit mbeten në hetim.

“Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga stafi mjekësor i është dhënë ndihma e parë viktimës dhe më pas është dërguar në Emergjencë për trajtim të mëtutjeshëm. Sipas stafit mjekësor viktimës i është keqësuar gjendja dhe e njëjta kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark