Për vdekjen e një gruaje në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë është hapur rast në polici.
Sipas raportit të policisë, pas raportimit në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësit përkatëse policore dhe ato mjekësore
Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se viktima femër kosovare ka humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit përkatëse policore dhe ato mjekësore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion“, thuhet në raport.