Insajderi
Lajme

Policia jep detaje për shpërthimin në Kaçanik: I lënduari po trajtohet në QKUK

Insajderi
23 October 2025 - 09:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia jep detaje për shpërthimin në Kaçanik: I lënduari po trajtohet në QKUK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një incident ka ndodhur të mërkurën në Kaçanik, ku ka shpërthyer një bombolë gazi.

Policia ka bërë të ditur se një person është lënduar ku aktualisht ndodhet në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësorë.

Sipas njoftimit, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 200 mijë euro.

“Kaçanik 22.10.2025 – 11:30. Raportohet se si pasojë e një shpërthimi të një rezervuari të oksigjenit, në një ndërmarrje private, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, i cili është dërguar në QKUK – Prishtinë për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 200 000 euro”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark