×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Policia jep detaje për tragjedinë në Lipjan, ja çka u gjet në shtëpi

    Insajderi
    29 July 2023 - 08:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ka thënë se raportohet që burri ka vrarë gruan dhe djalin e më pas ka kryer vetëvrasje.

    Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe 4 gëzhoja, ndërsa në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë.

    Rasti po vazhdon të hetohet.

    “VRASJE E RËNDË & VETËVRASJE – Fsh. Rufc i Vjetër, Lipjan 28.07.2023 – 16:25. Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka kryer vetëvrasje. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet se janë përdorur në rast dhe 4 gëzhoja. Gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së. Rasti vazhdon të hetohet.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark