Policia jep detaje për vdekjen e 26-vjeçares që ra nga kati i shtatë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për vdekjen e 26-vjeçares që ra nga kati i shtatë

    Insajderi
    11 April 2025 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua dyshohet se ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë të Prishtinës në rrethana ende të dyshimta. E njëjta ka humbur jetën.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ahmeti tha se kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

    “Rreth orës 16:00,kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark