Insajderi
Lajme

Policia jep detaje për vdekjen e një personi në Bilincë të Gjilanit

Insajderi
07 February 2026 - 15:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia jep detaje për vdekjen e një personi në Bilincë të Gjilanit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person sot është gjetur i vdekur në fshatin Bilinicë të komunës së Gjilanit, nga familjarët.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Ai bëri të ditur se hetimet janë duke vazhduar lidhur me rastin.

“Me datën 07.02.2026 rreth orës 12:20, kemi pranuar informacion se në fshatin Bilinicë të komunës së Gjilanit, nga familjarët është gjetur pa shenja jete një person mashkull, i vitit të lindjes 1976. Njësitet relevante policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete. Hetimet lidhur me ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti janë duke u zhvilluar nga Njësia për Hetime Rajonale në Gjilan, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha ai.

Insajderi pak më parë raporti se djali ka gjetur të vdekur babain në stallën e lopëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark